For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.

Rregullorja e shpalljes

Shpalljet Individuale Shpalljet Individuale janë për individët me të drejta ligjore për të nënshkruar kontrata për shit-blerje. Shpalljet private duhet të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e tjera të Kosovës lidhur me konsumatorët.

Shpallje24 posedon të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si shpallje individuale.

Shpalljet për kompani Shpalljet për kompani janë për përdorim nga kompanitë që janë të regjistruara për TVSH në Kosovë ose jashtë saj. Shpallje24 posedon të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si një shpallje për kompani.

Shërbimet Të gjitha shërbimet e shpallura duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e Kosovës.

Kategorizimi Shpallja juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Mbani në mend disa gjëra para se ta zgjidhni një kategori:

  • Shpallja juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur.
  • Është e ndaluar që në një shpallje të vetme të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme. Ju duhet t’i ndani artikujt sipas kategorive të tyre të duhura.
  • Shpalljet duhet të shpallen nën seksionin e duhur të llojit të shpalljes. Një lloj i shpalljes përshkruan nëse artikulli i shpallur është për shitje, i dhënë për qera, për blerje, për ta marr me qera apo për të ofruar një konkurs pune ose një shërbim të caktuar.
  • Llojet e shpalljeve për qera janë në dispozicion në disa kategori. Nëse këto zgjidhje nuk janë në dispozicion, atëherë objekte që jepen me qera duhet të regjistrohen si “Shitet” dhe objektet që kërkohen të merren me qera duhet të regjistrohen si “Blihet”. Shërbimet dhe konkurset duhet të vendosen në bazë të kategorisë “Ofrohet”

Automjetet dhe pasuritë të patundshme

Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet ose pronë në një shpallje. Administratorët e Shpallje24 posedonjë të drejtën e fshirjes së numrit të tepërt të automjeteve ose pronave nga lista.

Shpalljet e dyfishuara (duplikate)

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një shpallje për të njejtin produkt njëkohësisht. Shpalljet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen.

Linqet dhe rekomandimet

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të shpalljeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në shpallje.

Shpallje24 nuk mbështet qëndrimet dhe mendimet e shprehura nga faqet e internetit me të cilat shpallje24.com është e lidhur.

Fotografitë dhe videot Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

  • Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në shpallje.
  • Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një shpallje njëkohësisht. Për automjete, fotot apo videot duhet të jenë të automjetit aktual që është në shpallje.
  • Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
  • Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga shpalljet e tjera pa lejën e shpallësit.
  • Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.

Shpallje24 ka të drejtë t’i largojë fotografitë apo videot nga shpalljet nëse ato shkelin këto rregulla.

Artikujt dhe shërbimet e paligjshme Shpallje24 vendos ndalesa në artikujt dhe shërbimet që mund të shpallen. Artikujt dhe shërbimet që janë të paligjshme me ligjin e Kosovës nuk do të publikohen.

Materialet me të drejta autoriale CD-të dhe DVD-të e kopijuara si softveri i PC-së, lojërat kompjuterike dhe video-lojërat, si dhe filmat nuk lejohen të shpallen. Shitësit e këtij lloji të artikullit duhet ta vërtetojnë se produkti i tyre është origjinal.

Armët Sipas ligjit të Kosovës, leja për posedim të armës është e domosdoshme. Kjo duhet të theksohet në shpallje nga shpallësi.

Përmbajtja ofenduese Një shpallje konsiderohet ofenduese nëse posedon:

• Përmbajtje të papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, personave privat ose figurave publike. • Përdorim ofendues të emrave historik të grupeve etnike. • Fotografi dhe video klipe me përmbajtje ofenduese.

Përgjegjësia Shpallje24 nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të shpallur. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.

Ofertat joreale Shpallje24 ka të drejtë të refuzojë shpallje me përmbajtje që konsiderohen të jenë oferta joreale.

Marka tregtare Të gjitha fotografitë dhe videot janë të publikuara me një markë tregtare të shpallje24. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet përdorimi i tyre në një kontekst tjetër.

Kushtet e përgjithshme

Të drejtat autoriale E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softverët janë pronë e shpallje24.com dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj.

Politikat e privatësisë

Të dhënat personale Shpallje24 përpiqet t’i mbrojë të dhënat e juaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës”. Një kopje e ligjit mund të shkarkohet në formatin pdf nga faqja e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës.

Shpallje24 dhe policia Shpallje24 bashkëpunon me policinë dhe autorite të tjera për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit. Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

Emaili Emaili është mjeti më i zakonshëm që përdoret për komunikim mes përdoruesve të shpallje24.com, por ju nuk ju kërkohet të shkruani emailin tuaj kur të regjistroni një shpallje. Si një shpallës, i përmendur në tekstin përshkrues të shpalljes ju mund të kontaktoheni vetëm përmes telefonit nëse ju preferoni.

Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me shpalljen tuaj. Nëse në përshkrim të shpalljes vendosni email adresën ne nuk mbajmë përgjegjësi pasi gjithqka është publike

Mbrojtja e të dhënave Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit të Shpallje24. Paktot e zgjedhura për abonim për shpallje me sponzorim pasi të është përfunduar aplikimi, nga departamenti i financave dërgohet fatura e cila duhet të paguhet në njërën nga institucionet tona bankare, prandaj çdo lloj tjetër transaksioni duhet të shmanget dhe nuk pranohet. Andaj të dhënat që shpallje24 i kërkon jan elementare duke mos përfshirë numër të identitetit zyrtar të lëshuar nga çfardo institucioni shtetror, dhe detaje të llogarive bankare.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse Shpallje24 përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhet në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik. Kjo na mundëson neve mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit. Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale. Nëse ju dëshironi ta deaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings). Këto rregullime mund t’i gjeni në kutinë e dialogut të opcioneve (option dialog box) të shfletuesit tuaj, në skendën e sigurisë (Security Tab). Deaktvizimi i këtyre rregullimeve do të thotë se ju nuk do to mund t’i përdorni disa veti të shpallje24. Shpallje24 gjithashtu përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky infromacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar.

Ndryshimet në politikat e privatësisë Shpallje24 mbanë të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Kontaktoni shpallje24.com: Email: shpallje24@gmail.com


Top

Nëse keni shpallje për të publikuar regjistrohu, ne ju kontaktojmë,  ose na dergoni në shpallje24@gmail.com

Me sukses jeni regjistruar

There was an error while trying to send your request. Please try again.

shpallje24.com will use the information you provide on this form to be in touch with you and to provide updates and marketing.