Mekanik i makinave prodhuese, Automekanik, Komercialist i Shitjes në Teren, Vozites kategoria C/B

Kosovo, Kosove
Përditësimet e fundit 2 vite më parë
ID #50
1 imazh
Me marrëveshje
Mekanik i makinave prodhuese, Automekanik, Komercialist i Shitjes në Teren, Vozites kategoria C/B
Kosovo, Kosove,
Modifikuar 2 vite më parë

Përshkrimi

MAGIC ICE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapura të punës:                              

Mekanik i makinave prodhuese

Detyrat:

 

  • Mbikëqyrja dhe pjesëmarrja në mirëmbajtjen e makinave prodhuese.
  • Mirëmban planet javore, mujore, dhe vjetore të mirëmbajtjes.
  • Rregullimi i makinave dhe prishjeve te mundshme sipas nevojës.
  • Të ketë njohuri mbi elektrikën, (preferohet të ketë përvojë  si elektricist)
  • Organizimi dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e punëve.
  • Kurdo që të jetë e nevojshme merr pjesë në intervenimet emergjente te makinave të prodhimit, rregullimi i temperaturës brenda komoreve etj.
  • Gjatë intervenimeve dhe riparimeve bënë përdorimin e drejtë të veglave dhe pajisjeve të punës, si dhe përkujdeset për procedurat e sigurisë në punë.

 

Të tjera:

Për më tepër ai/ajo kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të makinave të prodhimit

Kërkesat:

 

  • Fakulteti i Inxhinierisë (preferuar)
  • Njohuri për mekanikën dhe elektrikën
  • Kapacitet për punë ekipore
  • Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë
  • Aftësi të ruajtjes së konfidencialitetit të informatave, diskrecion dhe lojalitet
  • Të ketë përvojë pune së paku në fushën përkatëse.

 

Kërkesat:

Diploma e shkollës së mesme, certifikimet e ndryshme janë përparësi

Të ketë përvojë si automekanik.

Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë

Lokacioni: Lipjan

Automekanik

Detyrat :

 

  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e automjeteve te kompanisë.
  • Diagnostifikimi i problemeve te automjeteve, defekteve te mundshme.
  • Ndrrimi i pjesëve te automjeteve sipas nevojës.
  • Eleminimi i defekteve .
  • Kontrollimi i KM për vaj, në raporte javore .
  • Ndezja e automjeteve te cilat nuk voziten dhe kontrolla e tyre ne plane javore.
  • Intervenimi në rast prishje të automjeteve sipas nevojës në lokacione të ndryshme.
  • Te kete njohuri -word, excel.

 

Të tjera:

Për më tepër ai kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i kompanisë dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të automjeteve te kompanisë.

Kërkesat:

Diploma e shkollës së mesme, certifikimet e ndryshme janë përparësi

Të ketë përvojë si automekanik.

Aftësi të mira komunikimi me jashtë dhe brenda kompanisë

Nga ora 16:00 deri 08:00 (Me ndrrime )

Lokacioni: Lipjan

Komercialist i Shitjes në Teren

Përgjegjësitë kryesore:

 

  • Te kete pervoje pune si Agjent Tregtar
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
  • Zbaton planin e parashikuar të shitjes
  • Analizon prezencën e produkteve në treg
  • Përcjell konkurrencën në treg
  • Prezanton risitë dhe qëndrimet e kompanisë
  • Te jetë I përgjegjshem në orar të punës
  • Raporton në baza javore
  • Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes.

 

Kualifikimet:

 

  • Të këtë se paku shkollen e mesme të përfunduar.
  • Te këtë njohuri te punës në kompjuter,
  • Të jetë pozitiv dhe I motivuar për punë,
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Përvojë pune së paku 6 muaj në shitje,
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibi

 

KRITERET E PUNËSIMIT:

 

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

 

VOZITËS I KATEGORISË C dhe B (1)

ÇKA OFRON MAGIC ICE:

 

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit të karrierës.

 

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

 

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

 

KRITERET E PUNËSIMIT:

 

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Patentë shofer të kategorisë B;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme (së paku 2 vjeçare) është e preferueshme

 

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË POZITËS VOZITËS I KATEGORISË C:

 

  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

 

KRITERET E PUNËSIMIT:

 

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C;

 

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në konkurs@magicice.net (duke cekur ne subject poziten per te cilen aplikoni), ose per informim ne tel:049654550 dhe ne 049125605 duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 25.04.2022 kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

 

Kontakto Publikuesin

    Seller's picture
    Person Privat
    Regjistruar më 18. Mar 2022

    Komente

    Pyetje? me shumë informata? Shto komentin….
    Pyetje vetëm rreth shpalljes
    Komentet janë të moderuara
    Shto koment të ri
    Me marrëveshje
    Kontakto Publikuesin 04965xxxx

    Informatat e postuesit

    Lokacioni I shpalljeve

    Kosovo, Kosove