For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Menaxher

Vende të lira të punës

  • Vende të lira të punës
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : May 20, 2020
Skadimi : June 5, 2020
Orari : Orari i plotë
Lokacioni : Prishtinë

Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan.

Aktualisht Aztech kërkon të rekrutojë:

  • Menaxher në Marketing

Detyrat dhe përgjegjsitë:

Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.

Planifikon bugjetin vjetor dhe kordinon të gjitha proceset e nevojshme.

Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut.

Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.

Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.

Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.

Kualifikimet:

Duhet të ketë së paku të ketë përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme).

Së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante.

Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore.

Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale si dhe web analitics.

Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar. kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve.

Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office.

I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

Ne ofrojmë:

Orar fleksibil të punës.

Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.

Mundësi reale të zhvillimit profesional.

Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.

Pagë konkurruese.

***

  • Menaxher në Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Planifikon dhe menaxhon të gjitha aktivitetet e transportit vendor dhe ndërkombëtar.

Përcjellja e gjendjes së mallrave për transport që nga momenti i pranimit të mallit deri në dërgimin e tij tek destinacioni i paracaktuar.

Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me klientët, furnizuesit, depoistët dhe transportuesit.

Siguron realizimin e aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha normat për shërbim korrekt ndaj klientit në aspektin kohor dhe kualitativ.

Monitoron dhe mirëmban të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.

Përgatit raporte të rregullta në lidhje me gjendjen e transporteve, gjendjen e automjeteve, konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara.

Identifikon në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit.

Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe servisimin e automjeteve.

Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke respektuar afatet kohore.

Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.

Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante.

Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve.

Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office).

Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B).

Kërkohet njohja e Gjuhës Angleze.

Ne ofrojmë:

Orar fleksibil të punës.

Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.

Mundësi reale të zhvillimit profesional.

Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.

Pagë konkurruese.

***

  • Menaxher në Furnizim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përpilon dhe mirëmban planin mujor, kuartalik, dhe vjetor të furnizimit për të gjitha kanalet e shitjes.

Delegon punë dhe bashkpunon ngushtë me përgjegjësit e kategorive të artikujve.

Analizon dhe planifikon në baza të rregullta gjendjen e artikujve,

Mban nën kontroll planin e paracaktuar duke bashkpunuar ngushtë me Departamentin e Shitjes,

Kërkimi i vazhdueshëm për rritje dhe zgjerim të programeve,

Përgjegjës për krijimin dhe kultivimin e raporteve me furnitorët e brendshëm

Përgjegjës për krijimin dhe kultivimin e raporteve me furnitorët e jashtëm,

Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti,

Detyra të tjera që përcaktohen nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

Të ketë të përfunduar fakultetin, përparësi drejtimet e ndërlidhura me Menaxhment Biznesi;

Së paku 4 (katër) vite përvojë pune relevante;

Të jetë analitik, metodik, dhe i organizuar;

Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve;

Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në të shkruar;

Njohja e gjuhës angleze, e domosdoshme;

Të ketë aftësi të mira të paketës MS Office, .

I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

Ne ofrojmë:

Orar fleksibil të punës,

Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,

Mundësi reale të zhvillimit profesional,

Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe

Pagë konkurruese.

 

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top