For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Agjent

Vende të lira të punës

  • Vende të lira të punës
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : May 20, 2020
Skadimi : June 17, 2020
Orari : Orari i plotë
Lokacioni : Prishtinë
  • Koordinator për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun (1 pozitë)
  • – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Koordinimi i aktiviteteve në rrjetet sociale;

Koordinimi dhe menaxhimi i ekzektuimit të planit të marketingut të caktuar nga menaxhmenti;

Menaxhimi dhe analizimi i aktiviteteve të tregut dhe konkurrencës;

Propozimi i ideve për avancimin e komunikimit të kompanisë;

Propozimi dhe krijimi i kontentit të shkruar dhe vizuel;

Të koordinoj aktivitetin e marketingut me agjensionet e kontraktuara të jashtme;

Të arkivojë dhe prezantoj aktivietin ne baza periodike

Specifikat e punës:

Përvojë relevante minimum 2 vite në fushën e marketing-ut;

Aftësi të shkëqyeshme në të shkruar/komunikuar në Gjuhën Shqipe;

Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;

Diplomë Universitare në fushën e Marketing-ut.

***

Konsulent i Shitjes

– 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Të ndërtojë marëdhënie me klientët ekzistues dhe potencial;

Të prezantojë veturat në detaje;

T’u ofrojë klientëve zgjidhjen e duhur;

Të sygjerojë koncepte për kampanja të reja;

Të zbatojë procesin e shitjes që mbështetet në standardet e shitjes;

Të analizojë nevojat e tregut;

Të shqyrtojë dokumentet që lidhen me shitjen e veturave të reja duke i përmbushur të gjitha kërkesat ligjore;

Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;

Të prezantojë rezultatet në baza mujore.

Specifikat e punës:

Përvojë në shitje, e preferueshme përvoja në shitje të veturave;

Të ketë njohuri të veturave;

Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;

Të punojë në grup;

Duhet të jetë në gjendje të punoj nën presion;

E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në fushat si: Menaxhment, Ekonomik dhe fusha të tjera relevante.

Shënim: Paga është e bazuar në skema jashtëzakonisht stimuluese me mundësi të ardhurave mujore mbi 1,500 EUR.

 

 

****

  • Inxhinier i veturave – Mekatronikë
  • – 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Bën zgjidhje për problemet në vetura duke përdorur proceset mekanike dhe elektronike dhe teknologjinë kompjuterike;

Aplikon sisteme të përparuara të kontrollit;

Bën modelimin, simulimin dhe analizën e sistemeve komplekse mekanike, elektronike;

Përditëson pajisjet dhe softuerët në njësitë e kontrollit;

Bën diagnostifikimin e veturave dhe vlerësimin e shkaqeve të problemeve;

Riparon automjetet dhe sistemet e tyre;

Specifikat e punës:

Përvojë relevante;

Bachelor në fushën relevante;

Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;

E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në fushën e Mekatronikës.

***

  • Analist i të dhënave
  • – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Interpreton të dhënat, analizon rezultatet duke përdorur teknika statistikore;

Zhvillon dhe implementon bazat e të dhënave, sistemeve të mbledhjes së të dhënave, analitikës së të dhënave dhe strategjive të tjera që optimizojnë efikasitetin dhe cilësinë statistikore;

Përvetëson të dhëna nga burimet e të dhënave parësore ose dytësore dhe mirëmbanë bazat e të dhënave / sistemet e të dhënave;

Identifikon, analizon dhe interpreton trendet ose modelet në grupe komplekse të të dhënave;

Specifikat e punës:

Diplomë Universitare në fushë relevante;

Përvojë e dëshmuar e punës si një analist i të dhënave ose analist i të dhënave të biznesit;

Ekspertizë teknike në lidhje me modelet e të dhënave, zhvillimin e hartimit të bazës së të dhënave;

Njohuri të forta dhe përvojë me paketat e raportimit (Objektet e Biznesit etj), bazat e të dhënave (SQL etj), programimin (kornizat XML, Javascript, ose ETL);

Njohuri mbi statistikat dhe përvojën e përdorimit të paketave statistikore për analizimin e të dhënave (Excel, SPSS, SAS etj);

Aftësi të forta analitike me aftësinë për të mbledhur, organizuar, analizuar dhe shpërndarë sasi të konsiderueshme informacioni me vëmendje në detaje dhe saktësi.

 

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë përmes email adresës: hr@automita.com duke specifikuar titullin e pozitës në subject.

Afati i fundit për aplikim është data 17 Qershor 2020.

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top