For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Inxhinier

Vende të lira të punës

  • Vende të lira të punës
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : May 20, 2020
Skadimi : June 20, 2020
Orari : Orari i plotë
Lokacioni : Ferizaj

Gërlica Company sh.p.k me seli në Babush, Ferizaj shpall konkurs për një (1) pozitë

  • Inxhinier I Ndërtimtarisë – Konstruktiv

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM

Inxhinieri duhet të ketë mbaruar Fakultetin Bachellor ose Master, dega Konstruktiv.

Inxhinieri i ndërtimtarisë ka për detyrë mbikqyrjen e punëve në teren. Projektet i përkasin ndërtimit të ulët dhe të lartë pra, janë të ndryshme duke filluar nga ato rezidenciale apo industriale e deri te ato të infrastrukturës teknike si hidrocentrale, impiante trajtimi të ujërave, trafostacione, rrugë, etj.

Inxhinieri duhet të jetë i përgatitur që të merret me organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, paramasën, specifikimet teknike dhe standardet deri në çertifikimin e punimeve dhe dorëzimin e objektit.

Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;

Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;

Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;

Raporton në mënyre periodike (javore) te Administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë në punishte;

Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disciplinës në punë të zbatohen me korrektësi;

Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

  • Administratore

Kandidatja duhet ta ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik

Të ketë njohuri në Financa

Të ketë njohuri në shitje

Të jetë komunikative, vigjilinte dhe e shkathët në punë

Të ketë njohuri me Microsoft Excel, Word, ….etc

Përgjegjësitë:

Ti kryej Pagesat hyrje/dalje ditore

Të shtyp fletëdërgesa ditore dhe fajllimin e tyre

Ti menaxhon gjitha kartelat e klientëve ne administrate

 

Menaxher i shitjes – Fabrika e Gypave të Plastikës HDPE

Menaxher i shitjes – Për Beton të gatshëm

Kandidatët duhet të kenë pregaditje profesionale dhe përvoj pune në këto fusha.

Detyrat e juaja (për pozitën menaxher i shitjes)

Planifikon, drejton aktivitetin e shitjes,

Mbikëqyrja e klientëve ne rajonin përkatës,

Këshillimi i klientëve gjat blerjes,

Kontaktimi dhe ofertimi i klientëve të ri,

Prezantimi i produkteve dhe ofertave.

Detyrat e juaja (Për pozitën shitës në shitore)

Mikpritja e klientit,

Këshillimi dhe ofertimi i klientit,

Shitja aktive e produkteve tona,

Pregaditja e porosive,

 

  • PASTRUSE

Kandidatët e Interesuar ti plotësojnë këto kushte:

Të kenë përvojë pune,

Të jene bashkëpunues dhe inovative,

Të respektojnë rregullat e punës.

 

Dërgoni CV’n në email adresën gerlica_company@hotmail.com 

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top