For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Njoftime publike

Thirrje për Shprehje Interesi

  • Thirrje për Shprehje Interesi
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : April 26, 2020
Skadimi : May 8, 2020
Orari : Sipas kërkesës
Lokacioni : Gjithë Kosoca
Republika e Kosovës -Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Mekanizmi Koordinues i Kosoves – Kosovski Koordinacioni Mehanizam – Kosovo Coordinating
Mechanism

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

Përshkrimi i Programit

Fondi Global është një partner që i dedikohet luftës kundër HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries, duke bashkuar burime kombëtare dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e tyre. Fondi Global është donator për mbështetjën e kunder HIV/AIDS dhe Turbekulozit në Kosovë që nga viti 2004.

Granti i prezantuar këtë vit nga Fondi Global do të jetë grant tranzicional i cili do të mbështesë planet dhe strategjitë për kontrollin, sigurimin e kujdesit, mbështetjes dhe trajtimit të personave me HIV/AIDS dhe Tuberkulozë në Kosovë, duke siguruar gradualisht bartjen e kompetencave të plota në organet dhe institucionet shtetërore.

Bazuar në vendimet e Bordit të Fondit Global për mbeshtetjen e shtetit të Kosovës për periudhën 2021-2024, Republika e Kosovës është kandidate për mbështetje financiare për HIV/AIDS dhe Tuberkulozin.

Mekanizmi Koordinues i Vendit (MKK) i Republikës së Kosovës, është përgjegjës për koordinimin e procesit të aplikimit për financim nëpërmjet një procesi transparent e të dokumentuar, që angazhon një masë të gjërë të përfaqësuesve të grupeve të interesit dhe që përfshin anëtarët dhe jo anëtarët të MKK-së – në rishikimin, vlerësimin dhe hartimin e aktiviteteve që do të përfshihen në aplikim.

MKK-ja e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për procesin e përzgjedhjes së Marrësit Kryesor, që do jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zbatimin e grantit tranzicional për HIV/AIDS dhe Turberkulozë. MKK shpall thirrje për shprehjen të interesit për Marrësin Kryesor (Principal Recipient).

Kush Mund të Aplikoj?

Institucionet e interesuara të aplikojnë duhet të ofrojnë dëshmi që përmbushin në tërësi kriteret e mëposhtme, sikurse të përcaktuara nga Fondi Global.

Të përgjithshme

1.Kapacitete të dëshmuara për menaxhim dhe planifikim

a) Status ligjor qe mundëson nënshkrimin e marëveshjes me Fondin Global, sipas legjislacionit;

b) Eksperiencë ne menaxhimin të fondeve, të paktën 500,000 USD / Euro ne vit (në një nga tre vitet e fundit);

c) Eksperiencë në menaxhimin e programeve kombëtare te financuara nga fonde publike ose nga donatorë (lista e programeve, fushat e programeve, mbulimi gjeografik dhe buxheti)

d) Kapacitete te mjaftueshme për të ofruar shërbime në nivel vendi;

e) Burime njerëzore me orar të plotë dhe me eksperiencë në këto funksione: Menaxhim Programesh; Financë; Prokurim dhe Monitorim – Vlerësim (te vërtetuara me CV).

f) Punonjës me njohuri dhe experiencë në fushën e HIV/AIDS dhe Tuberkulozit (të vërtetuara me CV dhe me kontratë)

Programi

(Mbikqyrja e nënkontraktorëve)

2. Kapacitete dhe sisteme të dëshmuara për menaxhimin efektiv dhe mbikëqyrje të sub-marrësve

g) Instrumente dhe ekspertizë për të vlerësuar kapacitetet menaxheriale dhe financiare te sub-marrësve

h) Politika dhe procedura per kontraktimin e shërbimeve (procedura prokurimi/tenderimi)

i) Procedura për mbikqyrjen e aseteve financiare dhe fizike per sub-marrësve

Financa/ Auditim

3. Sisteme të kontrollit/ auditi të brëndshëm

j) Posedimi I sistemi kontrolli te brëndshëm që siguron zbatimin konsistent të politikave dhe proceduarve (te vërtetuara nga raportet e fundit të auditit)

Financa/Kontabilitet

4. Sistem efektiv financiar

k) Sistem kontabiliteti që mundëson regjistrimin e të gjithë transaksioneve dhe balancave të lidhura me buxhetin dhe planin e punës së grantit (emri i sistemit, shembuj të raporteve të prodhuara nga sistemi)

l) Politika të menaxhimit financiar (procedura, instruksione) te vërtetuar nga kopje të manualeve të menaxhimit financiar

m) Procedura transparente për të gjitha transaksionet dhe transfertat me furnizues dhe nën-kontraktorë

Menaxhimi i prokurimit të furnizimeve

5. Kapacitete të magazinimit

n) Kapacitete të përshtatshme përfshirë pajisje, hapësira, siguri për llojet dhe sasinë e produkteve mjeksore që do mbahen;

o) Burime të mjaftueshme njerëzore në nivel qëndor dhe lokal per menaxhimin e stokut

Menaxhimi i prokurimit të furnizimeve(transportimi)

6. Sistemi i shpërndarjes dhe transportimit

p) Plan per shpërndarjen dhe transportimin e furnizimeve

q) Punonjës për menaxhimin e aktiviteteve të shpërndarjes

r) Sistem informacioni për të ndjekur nivelin e stokut, shpërndarjen dhe konsumin e produkteve të prokuruara

s) Parashikimi dhe planifikimi (për medikamente, kite, pajisje, etj) i realizuar në mënyrë të rregullt dhe sistematike (vërtetuar nga instrumenta / raporte)

Monitorim dhe Vlerësimi

7. Kapacitete në mbledhjen e të dhënave për të monitoruar performancën e programit

t) Plan dhe sistem për monitorimin – vlerësimin (M&E) (vërtetuar nga dokmente përkatës)

u) Sistemi i Monitorim-Vlerësimit që përcakton indikatorët e përshtatshëm për monitorimin rutinë të aktiviteteve/ndërhyrjeve në përputhje me qëllimin dhe objektivat e programit

v) Mekanizma dhe instrumenta për raportimin e saktë dhe cilësor si dhe vlerësimin e të dhënave nga sub-marr (te vërtetuara ngaraporte të M&E)

Monitorim dhe Vlerësimi

8. Sistem funksional për raportimin rutinë me një mbulim të gjërë gjeografik

w) Sistemi i raportimit të ketë nje mekanizëm të kontrollit të besueshmërise nëpërmjet verifkimit vjetor dhe vlerësimit të të dhënave

x) Percaktime të qarta të indikatorëve për HIV/AIDS dhe TB

Menaxhimi i prokurimit të furnizimeve (sigurimi i cilësisë)

9. Kapacitete për sigurimin dhe monitorimin e cilësisë sëprodukteve përgjatë zinxhirit të furnizimit në vënd

y) Punonjës të kualifikuar për të menaxhuar/mbikëqyrur aktivitetet e sigurimit te cilësisë

z) Plan për monitorimin e aktiviteteve përgjatë zinxhirit të furnizimeve në vend duke përfshirë kontrollin e cilësisë

Procedurat e Aplikimit

Të interesuarit për të aplikuar duhet te dërgojnë shprehjen e interesit ku dëshmohen kapacitetet e institucionit sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në këtë thirrje. Shprehjet e interesit mund të dërgohen jo më vonë se data 8 Maj 2020, COB, në formë elektronike në e-mail adresën albana.tahiri@rks-gov.net. Poashtu, për informata shtesë mund të përdorni e-mail adresën e njejtë.

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top