For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Tjetër

Punëtor në prodhim

  • Punëtor në prodhim
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : March 12, 2020
Skadimi : March 21, 2020
Lokacioni : Prishtinë

Buka shpk hap konkurs për Punëtor në prodhim

Detyrat / Përgjegjësitë

Pranon udhëzimet nga Menaxheri i Prodhimit rreth sasisë dhe llojeve të produkteve për prodhim si dhe përzgjedhë lëndën e parë sipas normativit dhe porosisë së prodhimit

Bashkëpunon me stafin tjetër gjatë përgatitjes së normativit dhe konsultohet për sasinë që duhet përgatitet për prodhim dhe pjekje sipas llojit të produktit dhe kapaciteteve të furrës.

Bënë përzierjen e lëndës së parë sipas normativit të produkteve.

Pranon brumin pas përzierjes së recepturës dhe bënë prerjen, peshimin, dhe formësimin e produkteve.

I dorëzon produktet e matura, të peshuara dhe të formësuara tek bukëpjekësi dhe sigurohet që procesi i punës kryhet sipas rregullave dhe procedurave të prodhimit

Bën prodhimin dhe pjekjen e produkteve sipas standardeve të kompanisë dhe kontrollon pjekjen dhe kualitetin e produkteve

Bënë matjen dhe peshimin e produkteve pas pjekjes dhe kontrollon kualitetin e produkteve sipas standardeve të kompanisë që produktet duhet të jenë

Numëron dhe raporton produktet e pjekura dhe raporton për produktet e dëmtuara gjatë procesit të pjekjes dhe defektet e ndërlidhura gjatë këti procesi

Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës

Kualifikimet/Aftësitë:

Shkollimi i mesëm është i obliguar

Eksperiencë në përgatitjen e brumnave minimum 3 vite

Njohje të mirë të varietetit produkteve, normativit dhe kualitetit të tyre

Njohje e mirë me standardet HACCP dhe ISO

Të jetë fleksibil në orar të punës dhe kryerjen e detyrave tjera gjatë gjithe procesit të prodhimit

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top