For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Shitës/e

Përgjegjës Sektori (5), Shitës në sektor (21)

  • Përgjegjës Sektori (5), Shitës në sektor (21)
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : February 19, 2020
Skadimi : February 24, 2020
Lokacioni : Prishtinë

Bau Market është kompani lider i shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.

Bau Market po zgjeron rrjetin e pikave shitëse me pikën e re në Prizeren. Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për vende të lira pune si më poshtë:

Përgjegjës Sektori (5 vende të lira pune):

Vegla Pune & Kopsht

Elektrikë

Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim

Material Meremetues & Ndërtimor

Paisje Shtepiake

Përshkim i vendit të punës:

Përgjegjësi i sektorit është staf kyç në strukturën e përgjithshme të BauMarket-it. Ai është përgjegjës kryesor për performancën e sektorit respektiv. Bënë planifikimin dhe organizmin e porosive, merr pjesë në përcaktimin e targeteve dhe punon për arritjen e tyre. Kujdeset për avancimin profesional të personelit të tij dhe merr pjesë në matjen e performancës së tyre. Merr pjesë aktive në përzgjedhjen e produkteve promocionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Planifikon shitjet dhe merr pjesë aktive në buxhetimin e tyre;

Kujdeset që i gjithë personeli e kanë kuptuar strategjinë e shitjes, targetet dhe objektivat tjera;

Njeh artikujt dhe strukturën e tyre. Njehe marzhat dhe kujdeset që shitjet të bëhen konform strategjisë shtesë të BauMarket-it.

Menaxhon kohën e tij dhe të stafit personelit të tij ashtu që punët të kryhen me kohë dhe të arrihen objektivat;

Kujdeset që personeli po merr njohuritë e domosdoshme për punë në sektorin e tij dhe kujdeset që secili prej tyre të ngrisë njohuritë profesionale;

Të këtë aftësi të punoj në ekip, të ketë qasje konstruktive ndaj kolegeve;

Të ketë aftësi të mira komunikimi, sjellje korrekte dhe të tregoi integritet të lartë ndaj blerësit;

Të ketë aftësi dhe tipare të udhëheqësit/liderit. Të dijë të organizoj personelin dhe të ketë besimin e tyre;

Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket;

Të komunikoj në mënyrë të vazhdueshme me sektorin e blerjes.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

Të këtë shkollimin/trajnimin që i përket fushës së shitjes dhe sektorit specifik;

Të këtë aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;

Të ketë minimalisht 2 vite përvojë në shitje me pakicë apo punë të ngjashme;

Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;

Të ketë njohuri të mira të produkteve për sektorin ku aplikon;

Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër te huaj do jetë përparësi;

Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve.


Shitës në sektor:

Vegla Pune & Kopsht (6 vende te lira pune)

Elektrik & Shtëpiake (4 vende te lira pune)

Ujësjellës dhe Kanalizim & Ngrohje dhe Ventilim (4 vende te lira pune)

Material Meremetues & Ndërtimor (4 vende te lira pune)

Pajisje Shtëpiake (3 vende te lira pune)

Përshkim i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e sektorisitit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;

Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;

Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;

Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;

Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;

Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;

Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të BauMarket.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;

Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;

Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;

Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;

Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;

Të jetë i aftë të punoj në ekip

Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve

Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:

CV në format Evropian

Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale

Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje

* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.

* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Përgjegjës sektori Vegla Pune, Shitës sektori Elektrike, etj…

* Konkursi do jete i hapur deri me datë 24 shkurt 2020

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top