For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Tjetër

Mirembajtes i oborrit – shtepiak

  • Mirembajtes i oborrit – shtepiak
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : February 6, 2020
Skadimi : February 24, 2020
Lokacioni : Prishtinë

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

MIRËMBAJTËS I OBORRIT – SHTËPIAK

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

Mirëmban hapësirat e gjelbërta;

Mirëmban hapësirat tjera të jashtme të objektit;

Pastron dhe heq mbeturinat në hapësirën e jashtme të objektit;

Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:

Diplomë e shkollës së mesme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;

Përvoja e punës e ngjashme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;

Aftësi të mira komunikuese;

Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe punë nën presion.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;

Të jenë të motivuar për punë;

Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;

Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;

Ambient profesional dhe motivues;

Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;

Mundësi të përparimit në karrierë.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 24 shkurt 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top