For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.

Detajet e shpalljes

Punë Dizajn

Dizajner Grafik

  • Dizajner Grafik
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : May 1, 2020
Skadimi : May 11, 2020
Orari : Orari i plotë
Lokacioni : Prishtinë

Dizajner Grafik

Mucho, një koncept ndërkombëtarë për ushqim të shpejtë me kualitet të lartë, shpallë pozitën e lirë të punës: Dizajner Grafik.

Kompania planifikon të hapë një rrjet të restoranteve në Kosovë, me ushqim unik dhe të standardizuar. Kandidatet që bashkohen nga fillimi i operimeve do të kenë mundësi të mira zhvillimi me zgjerimin e kompanisë.

Më shumë rreth brendit dhe planeve në Kosovë do të ndahen me kandidatet e përzgjedhur për intervistë.

Funksioni: Dizajneri Grafik, do të jetë përgjegjës për krijimin e materialeve kreative për të adresuar nevojat e marketingut. Ai/ajo, gjithashtu, do të jetë përgjegjës në përcjelljen e vazhdueshme të rrjeteve sociale të kompanisë dhe do të kontribuoj në fushën e fotografimit.

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përgatit të gjitha projektet e dizajnit, që nga konceptimi deri te shpërndarja;
  • Përcakton imazhet, fontet dhe formatet duke përdorur softuerin e dizajnit grafik;
  • Gjen ide për të paraqitur koncepte dhe për të reklamuar produktet / shërbimet;
  • Aplikon teknikat e tipografisë;
  • Mbizotëron njohuri të mjaftueshme edhe në fushën e fotografisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë në fushën e dizajnit grafik;
  • Përvoja praktike me softuerët e redaktimit të imazhit, si Photoshop dhe Adobe Illustrator;
  • Detajist/e;
  • Kreativ/e;
  • Qasje “out of the box” në dizajnimin e materialeve të marketingut;
  • Njohuri të mira edhe në fushën e fotografisë;
  • Diplomë në Dizajn Grafik, Art Vizual ose fushë relevante (e preferuar).

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën hr@eatmucho.com, me subject “Pozita – Emri i Kandidatit”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar dhe Portfolio, dhe
  • “Na dërgoni një dizajn/kampanjë të marketingut të një restoranti që mendoni se ka qenë mjaft kreative“

Data e fundit për aplikim është 11.05.2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

I mirëpresim aplikacionet e juaja!

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top