For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Tjetër

(15) Punëtorë I Sigurimit Fizik

  • (15) Punëtorë I Sigurimit Fizik
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : February 15, 2020
Skadimi : March 30, 2020
Lokacioni : Prishtinë & Lipjan

DELTA Security është Kompani private profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë: Roje, Monitorim dhe Reagim të Sistemeve të Sigurisë (alarm & kamera), Instalim, Servisim dhe Mirëmbajtje te Sistemeve te Sigurisë.

DELTA Security Sh.p.k ofron mundësi afatgjate të punësimit, perspektivë për karrierë, avancim personal dhe kushte të mira pune.

Delta Security shpall konkurs:

Pozita: Punëtorë I Sigurimit Fizik – 15 Persona 

Lokacioni: Prishtinë dhe Lipjan.

Ofrimi i punësimit: Punësim i menjëhershëm – përparsi kanë persona të licencuar për siguri fizike nga Ministria e Punëve të Brendëshme.

Vendi i punës: Roje I Sigurisë në objekte Institucionale dhe private.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

– Te kenë te përfunduar së paku shkollën fillore;

– Mos te kenë qenë të dënuar apo ndjekur penalisht;

– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;

– Aftësi për të punuar në situata stresuese;

– Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore në ambient dinamik.

Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09.00 në zyrën Qendrore të kompanisë, adresa: Rr. Enver Maloku nr. 108/1 Bregu i Diellit (në objektin Furra Qerimi 1, kati IV-të), Prishtinë, ose i dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz 

Afati për aplikim është i hapur deri 30.03.2020, çdo ditë nga ora 09:00 deri ne ora 17:00.

JU MIREPRESIM!

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top