For a better experience please change your browser to CHROME, FIREFOX, OPERA or Internet Explorer.
Punë Tjetër

1 – Operator në paketim

  • 1 – Operator në paketim
Përshkrimi
Lloji : Kërkohet
Data : March 15, 2020
Skadimi : April 6, 2020
Lokacioni : Pejë

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë në fabrikën e djathit “Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë për këtë pozitë të hapur të punës:

 

OPERATOR/E NË PAKETIM

FABRIKA E DJATHIT “RUGOVE” SH.P.K., NË DRELAJ (RUGOVË), PEJË. 

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore: 

Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve;

Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve;

Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës;

Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve;

Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt;

Në rast të ndonjë defekti raporton tek udhëheqësi i paketimit dhe eventualisht asiston në riparim;

I ndjek udhëzimet e sigurisë së ushqimit dhe praktikat më të mira të paketimit të ushqimit dhe i zbaton ato me përpikëri;

Evidenton dhe regjistron veprimet e caktuara në formularët e HACCP dhe i dorëzon në baza ditore tek personi përgjegjës;

Kujdeset për ruajtjen e lëndës së parë;

Ngarkon dhe e dërgon produktin final të paletuar në oborr;

Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

 Kualifikimet dhe kërkesat: 

Të ketë të kryer shkollën e mesme;

Të jetë i gatshëm për pune ekipore;

E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;

Aftësi të mira komunikuese;

Të jetë banor/e e regjionit të Pejës.

Çka presim nga kandidatët: 

Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;

Të jenë të motivuar për punë;

Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;

Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron korporata Rugove: 

Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;

Ambient profesional dhe motivues;

Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;

Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;

Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit: 

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 6 prill 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Gjatë kontaktit  përmendeni shpallje24.com pasi të keni kontaktuar verbalisht shitësin/blerësin/Publikuesin

 



Lokacioni
Post your rating


Top